Top News – BE do të kundërpërgjigjet ashpër / Trump rriti tarifat, kërcënon Komisioni Evropian
14/02/2025 14:29

Komisioni Evropian tha të premten se e vlerëson si të paarsyeshëm propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifa reciproke dhe theksoi se do të reagojë “ashpër dhe menjëherë” nëse do të ketë rritje të tarifave. Komisioni, i cili bashkërendon politikën tregtare për të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, e përshkroi propozimin e Trumpit si hap në drejtimin e gabuar. “Tarifat e BE-së janë ndër më të ulëtat në botë dhe ajo nuk sheh asnjë arsye për rritjen e tarifave amerikane ndaj eksporteve të saj”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë. Dega ekzekutive e BE-së tha se tarifa mesatare e aplikuar nga Bashkimi Evropian për mallrat e importuara është ndër më të ulëtat globalisht, dhe se mbi 70 për qind e importeve hyjnë pa tarifa doganore në vendet e bllokut. Një njoftim nga Shtëpia e Bardhë të enjten vuri në pah ndryshimin mes tarifave të BE-së për importet e makinave, që është 10 për qind, krahasuar me tarifën prej 2.5 për qind për ato që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, si dhe kufizimet e BE-së mbi importet e frutave të detit nga SHBA-ja. “BE-ja do të reagojë në mënyrë të vendosur dhe të menjëhershme kundër pengesave të paarsyeshme ndaj tregtisë së lirë dhe të ndershme, përfshirë edhe rastet kur tarifat përdoren për të sfiduar politikat legjitime dhe jodiskriminuese”, thuhet në komunikatë. Kjo deklaratë pasqyron zotimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha të martën se do të merreshin “kundërmasa proporcionale” ndaj vendimit të Trump për të vendosur tarifa mbi të gjitha importet e çelikut dhe aluminit.

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48