Bashkimi Europian ka reguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila gjatë një interviste tha se po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, tha se BE-ja nuk komenton deklarata individuale të politikanëve, por theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik.