Shefe e BE-së, Ursula von der Leyen, tha të martën se blloku është "i përgatitur për çdo skenar" pasi Presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi të rrisë taksat për makinat evropiane. Trump u zotua të premten të rrisë tarifat për automjetet nga BE, nga 15 në 25 përqind, duke akuzuar bllokun për shkelje të një marrëveshjeje tregtare të arritur vitin e kaluar, një akuzë që von der Leyen e hodhi poshtë.