Shqipëria këtë të enjte ka kaluar draftin e qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të Bashkimit Europian në grupin e punës së COELA-s në Bruksel. Ndërkohë, nga kjo e premte raporti i IBAR pritet të kalojë në grupin e punës të ambasadorëve të 27 vendeve europiane, miratimi i të cilit shihet si një hap i rëndësishëm në avancimin e negociatave. Detaje të këtij raporti kanë dalë në pah, ku kuptohet që Shqipërisë i bëhen kërkesa më specifike dhe më të drejtpërdrejta.