10 milionë euro nga Bashkimi Europian dhe 1 milion euro nga Gjermania do të alokohen në Shqipëri për të mbështetur financiarisht forcimin e bashkive të vendit. Projekti “BE për Bashkitë” u prezantua në Durrës, nga ku kryeministri Edi Rama veçoi digjitalizimin, si një sektor ku pushteti vendor do të duhet të përmirësohet.