Një hetim i gjerë i BBC-së ka zbuluar se rrjetet e kontrabandës së emigrantëve po përdorin biznese të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar për të menaxhuar pagesat e kalimeve ilegale me gomone përmes Kanalit Anglez. Hetimi abulon mbi mënyrën se si funksionon infrastruktura financiare e këtyre grupeve kriminale dhe si fondet e emigrantëve kalojnë përmes kompanive dhe individëve të ndryshëm përpara se të mbërrijnë tek kontrabandistët.