Goditet baza e përpunimit të drogave të forta në Durrës, duke çuar në pranga dy poseduesit e saj Ergys Vogli dhe Klejton Xhaferri. Sipas policisë Vogli dhe Xhaferri kishin përshtatur si bazë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë banesën e marrë me qira në lagjen nr.8, Durrës.