Top News – Bazat ushtarake britanike ‘nën sulm’ / Incidentet me dronë u dyfishuan vitin e kaluar
02/02/2026 15:46

Bazat ushtarake të Britanisë së Madhe kanë parë një dyfishim të incidenteve me dronë vitin e kaluar, çka nxjerr në pah natyrën në ndryshim të luftës dhe po shtyn qeverinë t'i japë më shumë kompetenca forcave të saj për të mbrojtur qendrat e rëndësishme nga kërcënimet ajrore. Në vitin 2025, pati 266 incidente të raportuara me mjete ajrore pa pilot pranë bazave ushtarake në Britani, nga 126 të raportuara në vitin 2024, pjesë e një trendi më të gjerë të shënjestrimit të hapësirës ajrore evropiane nga dronët. "Dyfishimi i dronëve të paligjshëm pranë bzave ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar nënvizon natyrën në rritje dhe në ndryshim të kërcënimeve me të cilat përballemi", tha ministri i Mbrojtjes John Healey në një deklaratë të hënën. Inkursionet me dronë detyruan aeroportet në Belgjikë dhe Danimarkë të mbyllen për orë të tëra në muajt e fundit të vitit 2025, me ekspertët që thanë se incidentet kishin shenjat dalluese të ndërhyrjes ruse, një akuzë e mohuar nga Moska. Për të kundërshtuar kërcënimin nga dronët ndaj bazave britanike, Healey tha se oficerëve ushtarakë do t'u jepeshin kompetenca të reja për të shkatërruar dronët që veprojnë pranë tyre, një veprim që më parë kërkonte përfshirjen e policisë. Kompetencat e reja do të nënkuptojnë gjithashtu që ushtria mund të shkatërrojë dronët tokësorë dhe mjetet pa pilot që veprojnë nën ujë. Healey tha se siguria në bazat ushtarake ishte rritur. Qershorin e kaluar, aktivistët pro-palestinezë hynë me forcë në një bazë të Forcave Ajrore Mbretërore, duke dëmtuar dhe spërkatur me bojë të kuqe dy avionë të përdorur për furnizim me karburant dhe transport.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB