Pas Vlorës dhe Durrësit, policia thotë se ka zbuluar një tjetër bazë armatimesh për grupet kriminale, këtë herë në Sukth. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, aksioni është zhvilluar nga ana e Policisë së Durrësit në një banesë private në zonën e Sukthit.