Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Andi Roshin, ndërsa dy bahskëpunëtoret e tij, arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje. 33-vjeccari u arrestua javën e kaluar bashkë me dy vajzat, pas operacionit policor që goditi një bazë prostitucioni të ngritur në lagjen numër 1 të Durrësit. Policia shpalli në kërkim për këtë veprimtari të paligjshme dhe vëllain e shtetasit të arrestyuar, Mario Roshi dhe dy persona të tjerë, të gjithë banorë të Tiranës.