Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilloi një takim me Gjeneral Brigade të Forcave Ajrore të SHBA, Yvonne L. Mays - njëkohësisht Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake. Përgjatë bashkëbisedimit u vlerësua partneritei ndërmjet Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në modernizimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.