Prokuroria e Durrësit ka vënë nën sekuestro 75 mijë metra katrorë prona të vendosura në bregdetin e Kallmit dhe pranë ish ndërmarrjes bujqësore frutore. Pronat e sekuestruara lidhen me operacionin që çoi në masa sigurie ndaj 12 personave, mes të cilëve edhe ish zyrtarë të hipotekës dhe kadastrës së Durrësit. Hetimi lidhet me përfitimin e paligjshëm të 13 sipërfaqeve përmes falsifikimit të dokumentacioneve dhe regjistrave të Kadastrës.