Të paarmatosur mirë dhe me pak municione, Volodimir Regesha, është i vendosur kur thotë se batalioni i tij i vullnetarëve nuk do ti bashkohet ushtrisë ukrainase edhe pse kjo do të thotë se ata po provojnë fatin në front. Për rreth tetë vite, lideri i ‘Njësisë së babagjyshëve’ ka ndihmuar në forcimin e vijës ukrainase të frontit në rajonin lindor të Donbasit, duke insistuar se e kanë bërë këtë sipas kushteve të tyre.