Policia gjermane ka bastisur zyrat e gazetës turke Sabah në Frankfurt dhe ka arrestuar drejtoriun dhe nëj redaktor të saj. Shkaqet e bastisjes nuk dihen ende, megjithatë gjatë operacionit të policisë gjermane, në prangat e autoriteteve gjermane kanë rënë drejtori I lajmeve, Cemil Albay dhe redaktori Ismail Erel. Burime nga gazeta Sabah bëjnë me dije se krahas zyrave të saj në Frankfurt, janë bastisur nga policia gjermane edhe shtëpitë e dy të arrestuarve, teksa janë konfiskuar edhe telefonë e kompjutera që ata përdornin.