Është zbardhur drafti, i cili parashikon se si do të funksionojnë bastet sportive online. Ministria e Financave ka thënë më herët se bastet do të ligjërohen brenda muajit mars. Ndërkohë që në buxhetin për vitin 2023, është parashikuar që të arkëtohen 2 miliardë lekë vetëm nga kjo nismë. Qeveria parashikon që ky fond të përdoret më pas për të nxitur sportin.