Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Barriera’, në kuadër të sigurisë pranë institucioneve arsimore. Si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë, Komisariatin Nr. 2 dhe Forcën e Posaçme Operacionale, janë zbuluar 6 lokale në zona të ndryshme të Tiranës, pranë shkollave, ku zhvilloheshin lojëra fati dhe viheshin baste sportive në mënyrë të paligjshme.