Media sllovene ka publikuar një “dokument diplomatik jozyrtar” që flet për ndryshim të kufijve në Ballkan. Aty flitet për shpërbërjen e Bosnjës e Hercegovinës, për aneksimin e Republikës Serbe nga Serbia dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në pjesën e “dokumentit” që flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë thuhet se 95 për qind e qytetarëve të Kosovës dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë dhe se vullnet i ngjashëm ekziston edhe në Shqipëri. Aty thuhet se zonat e Kosovës ku serbët përbëjnë shumicën do të kenë një status special, të ngjashëm me statusin e Tirolit Jugor. Sidoqoftë, në qarqet diplomatike në Bruksel këtij “dokumenti” i referohen si “dokument slloven”, pasi dërgimi i tij në adresa të ndryshme është bërë nga kabineti i kryeministrit Jansha.