Qeveria britanike do të pezullojë përkohësisht skemën që u lejon ribashkim familiar pa kushte refugjatëve në Mbretërinë e Bashkuar, që u është azil. Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper tha se masa, e cila hyn në fuqi nga kjo javë, do të thotë që refugjatët do të përballen me të njëjtat kufizime si emigrantët e tjerë që shpresojnë të sjellin familjen për t'u bashkuar me ta në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas rregullave të reja, refugjati duhet të fitojë të paktën 29,000 £ në vit dhe të sigurojë akomodim të përshtatshëm, ndërsa anëtari i familjes së tij duhet të demonstrojë një nivel bazë të anglishtes. Paralajmërimi I qeverisë britanike për pezullimin e skemës, vjen në ditën e parë të rikthimit të Parlamentit, pas një vere të dominuar nga kritikat mbi përdorimin e hoteleve për migrantët që mbërrijnë me anije të vogla.