Puka bëhet bashkia e parë në vend që bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit e administrates, pas paralajmërimit nga kryeministri Edi Rama. Lajmi është bërë publik nga vetë kryebashkiaku Gjon Gjonaj, nëpërmjet një videomesazhi në Facebook. Gjonaj kërkon që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit kundër COVID-19, ose në të kundërt duhet të paraqesin rezultatet e tamponit çdo javë.