Nëse nuk keni mundur që të plotësoni në kohë dokumentacionin për të përfituar kredi të butë, keni edhe 30 ditë shtesë për ta bërë. Në mbledhjen e tij online për shkak të pandemisë COVID-19, Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për të shtyrë gjer në fund të gushtit afatin që familjet të cilat e kanë pasur të pamundur të mbledhin dokumentacionin ta bëjnë atë dhe të kenë një shans të ri për të përfituar kredi të butë.