Heqja e një baneri elektoral të LSI nga bashkia e Fierit në qendër të qytetit ka shkaktuar përplasjen e drejtuesve të shtabit të kësaj partie me punonjësit e policisë bashkiake. Sipas drejtuesve të LSI së Fierit baneri i fushatës është hequr edhe pse ata kishin nënshkruar një marrëveshje me bashkinë e Fierit. Kandidatët e LSI në këtë qark Kejdi Mehmetaj dhe Arben Çuko kanë shkuar në bashkinë e fierit për t’u sqaruar, por janë përplasur me punonjësit e policisë bashkiake që nuk i kanë lejuar të futen