Bashkia e Tiranës I ka hequr licensën komapnisë që meret me menaxhimin e linjës së Unzaës. Lajmi u bë I ditur nga vetë kreu I bahkisë Erion Veliaj, i cili këtë të hënë zhvilloi një takim me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet. Gjatë takimit, Veliaj shtoi se vendimi erdhi si pasojë e abuzuimeve të shumta, të cilat janë denoncuar nga përdoruesit e kësaj linje. Ndër të tjera, Veliaj paralajmëroi edhe linjat e tjera të transportit publik, i cili prej 3 muajsh është në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë.