Gjimnazi i shkodrës “Jordan Misja, po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë me një financim të bashkisë prej 26 milion lekësh. Rrikonstruksioni në një nga shkollat më të vjetra në Shkodër, ka qenë i domosdoshëm, pasi shkalla e amortizimit të ambjenteve të brende dhe të jashtme të ndërtesës ka qenë mjaft e lartë. Projekti i Bashkisë Shkodër parashikon riparim të plotë të godinës që nga suvaja, zëvendësim i pllakave të dyshemeve, zëvendësimin e rrjetit elektrik, instalimii kaldajës dhe i sistemit të hidrantëve për mbrojtjen kundër zjarrit, si dhe rikonstruksioni i plotë i terracës që përfshin hidroizolim e saj.