Rasvinder Agalliu bashkëshortja e Julian Agalliut, i cili u shpall fajtor për trafik të lëndëve narkotike të premten, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij. Ajo u mor në pyetje nga policia britanike, për mënyrën sesi i siguronte të ardhurat, pasi u pa duke qarkulluar me një mjet tip audi 70 mijë euro si dhe vishej me marka të shtrenjta. Gruaja tha se fondet vinin nga puna e Julianit, që sipas saj, punonte si kuzhinier për futbollistët profesionistë. Ajo shtoi se nuk ishte në dijeni për punën e paligjshme që bënte bashkëshorti i saj, edhe pse prej 15 vitesh punonte police në policinë Metropolitane.