Gjatë meshës së tij këtë të mërkurë, Papa Francesku bëri apel për qetësi në Sri Lanka dhe i kërkoi autoriteteve ‘të dëgjojnë aspiratat e popullit’ ndërsa vendi është përballur me dhunë vdekjeprurëse dhe protesta. Ati i shenjtë bisedoi edhe me bashkëshortet e ushtarëve ukrainas që po luftojnë në Fabrikën e Celikut Azovstal, në Mariupol që i kërkuan atij të ndërhyjë për të shpëtuar jetën e luftëtarëve që janë të rrethuar nga forcat ruse prej javësh.