Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj së bashku me kryetarin e Bashkisë Kukës, Albert Halilaj, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy qyteteve, në prani edhe të deputetit të PS, Pandeli Majko. Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të mbështesë dhe ndihmojë në trajnimin e punonjësve të administratës së Bashkisë Kukës, lidhur me projektet për grante nga organizatat e huaja.