Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e rëndë që trondit Shënavlashin disa ditë më parë, ku djali vrau babain dhe më pas e hodhi në pusin pranë shtëpisë ku jetonin. Dëshmia e bashkëpunëtorit të tij, personit që e ndihmoi të fshihte krimin dhe më pas edhe trupin e të atit, tregon se ai është paguar me 20 mijë lekë të rinj për të fshehur trupin, ndërsa autori ka deklaruar se i ka dhënë 250 mijë lekë të rinj, duke rënë kështu në kontraditë më njëri-tjetrin.