Prokuroria e Elbasanit ka marrë nën akuzë edhe Indrit Shaqjan, nën dyshimet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacajn për vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit. Sipas dëshmive të dhëna nga punonjësit e policisë së burgut, Indrit Shaqja ka qenë njeriu që ka thirrur Arben Lleshin, duke i thënë se po e kërkonte Sokol Mjacaj. Kur viktima është afruar, Mjacaj ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt tij, ku tre plumba e kanë zënë në gjoks dhe qafë, duke i shkaktuar vdekjen.