Gjergji Kohila, ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar rrëzimin e dënimit me vite burg. Kjo kërkesë e Kohilajt vjen pasi kishte tentuar më herët të merrte pafajësi edhe në gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila në dhjetor 2022 la në fuqi vendimin e shkallës së Parë.