Në ditët dhe javët në vijim, Donald Trump, triumfues në zgjedhjet e së martës, do të zgjedhë edhe personelin për të shërbyer nën udhëheqjen e tij, tha fushata e tij të mërkurën. Një ndër emrat që përflitet, është edhe ai i Richard grenell, që sipas agjencisë së lajmeve Reuters, mund të jetë këshilltari i ardhshëm për sigurinë kombëtare. Ndërsa DË shkruan se ai është një kandidat premtues për postin e ministrit të jashtëm.