Struktura e Posaçme ka sekuestruar anijen “Unistream” në portin e Durrësit, në të cilën u zbuluan 59 kg kokainë. Po ashtu dhe 12 anëtarëve të ekuipazhit u janë marrë pasaportat dhe nuk do të lejohen të largohen. Jo vetëm mjetet e identifikimit, por edhe celularët e tyre të cilët tashmë janë në dorë të hetuesve për të kryer ekspertizën.