Në një kohë kur Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i ka lënë afat Lulzim Bashës deri me 5 janar për të liruar zyrën e Kryetarit të kësaj partie, kryedemokrati vijon lëvizjet duke larguar nga çdo funksion kundërshtarët e tij brenda partisë. Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha ka larguar nga posti i drejtuesit politik të gjithë emrat që u rreshtuan në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi i kishte larguar më parë nga Kryesia dhe Sekretariatet.