Ndryshimet statutore të Partisë Demokratike, të miratuara në dy kuvende të ndryshme, do të merren në shqyrtim nga trupa gjykuese e Gjykatës së Tiranës. Seanca e parë e datës 15 shkurt do marrë në shqyrtim ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbajtur në 17 korrik të 2021. Gjyqtarja e kësaj çështjeje është caktuar Blerina Muça.