Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me nënat që kanë fëmijët emigrantë, duke u premtuar atyre se do të bëjë cmos që të kujdeset për ta. Sipas Bashës, largimi i tyre lidhet me mungesën e punës në Shqipëri, ndaj këtë e cilësoi si një prioritet në qeverisjen e tij, sapo të marrë pushtetin. Kryetari Basha pasi dëgjoi historitë e nënave të emigrantëve, deklaroi se qeveria e ardhshme ka një plan të qartë që të kthejë rininë në Shqipëri, duke i kthyer kështu shpresën vendit.