Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar më 15 janar, ku pritet të diskutohen ngjarjet e 8 janarit. Në një njoftim dërguar anëtarëve të Këshillit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sqaron se pritet të ketë një diskutim për organizimin e Këshillit dhe miratimin e një rregulloreje të brendshme.