Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim Zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic. Në takimin mes tyre u diskutua roli i rëndësishëm që kjo organizatë luan në promovimin dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë dhe në botë. Në këtë takim u diskutua për prioritetet e Partisë Demokratike, si lufta kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira, transparenca dhe përfshirja e sa më shumë te rinjëve dhe grave në politikë. Më tej Basha theksoi mbështetjen e Partisë Demokratike për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivelet më të larta.