Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka reaguar sërish për ndërtimin e kullës në lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Në një reagim në rrjetet sociale ai shprehet se detyra e Partisë Demokratike është të reagojë sa herë interesat e kastës 33 vjeçare bëhen bashkë si dy duar që lajnë fytyrat e nxira nga korrupsioni.