Nga Shengjini , kryetari i partise Demokratike, Lulzim Basha e ka paraqitur si te veshtire situaten e turizmit dhe si alarmante punen e operatoreve turistike dhe bizneseve. “As 10% e dhomave të hoteleve nuk janë të zëna dhe shumica dërrmuese e hoteleve dhe restoranteve po punojnë me 30 apo maksimumi 40% të kapacitetit. Kjo do të thotë 60-70% e punonjësve që, në kohë normale do të ishin duke punuar, duke marrë të ardhura të domosdoshme për familjet e tyre, sot janë pa punë.