Në Beograd mbajti punimet nënkomiteti për Ballkanin Perëndimor i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku mes atyre që mbajtën fjalime ishte edhe kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha. Në fjalën e tij, Basha kërkoi respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.