Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se beteja e vërtetë për ta është për njerëzit, dhe se nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me problemet e opozitës. Në fjalën e tij, Basha iu uroi rrugë të mbarë në bunkerin anti-amerikan, personave që sipas tij kanë zgjedhur rrugën e Berishës dhe nuk reflektojnë.