Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha këtë të martë ka qenë i pranishëm në ambasadën gjermane ku ka zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Përmes një postimi në Facebook, diplomati ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e opzitës duke treguar se për cfarë foli me këtë të funduit në zyrën e tij. Zingraf ka bërë me dije se me Bashën ka folur për procesin e reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen. “Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit. Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen,”-thuhet në njoftimin zyrtar.