Rezultati zgjedhor i 14 majit, ishte për kryedemokratin Lulzim Basha një tregues i qartë i refuzimit të shqiptarëve ndaj koalicionit Berisha – Meta. Me një mea culpa për të gjithë demokratët që prej kohësh po përjetojnë përçarjen partiake, Basha u shpreh se kulla 65 kate prapa Teatrit të Operas dhe Baletit shpalos korrupsionin dhe pazaret e kastës së vjetër politike.