Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ka nisur Kuvendi i thirrur nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit është pritur me ovacione nga mbështetësit e tij. Pas përfundimit të vërtetimit të delegatëve, këto të fundit janë drejtuar për te salla e takimeve. Rendi i ditës ka të bëjë me vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike.