Një Parti Demokratike e përçarë si kurrë më parë, kërkon zgjidhje të këtij ngërçi që të kthehet në detyrën e saj, atë të opozitarizmit ndaj qeverisë. E futur në një krizë të thellë, akuzat ndaj dy liderëve kryesorë, Sali Berisha dhe Lulzim Basha ziejnë dhe po trajtohen gjerësisht në media.