Teksa tensionet në veri të Kosovës vijojnë njësoj si ditën e parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri me dije se pas festës së Krishtilindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të vendit. Në një konferencë për mediat këtë të shtunë, Kurti tha se Qeveria është në pritje që KFOR-i të veprojë, por kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht, sepse këto nuk janë barrikada civile, por barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur.