Edhe një natë tjetër me barrikada. Situata e sigurisë në veri të kosovës mbetet e brishtë, ashtu si edhe në ditët e shkuara – thanë të martën nga Policia e Kosovës. Policia konfirmoi se barrikadat mbeten në të njëjtat vende por nuk dhanë më shumë detaje. Kjo është e katërta ditë radhazi që rrugët në veri të kosovës qëndrojnë të mbyllura dhe barrikadat nuk mund të kalohen as në këmbë. E përvec rrugëve, të mbyllura kanë qëndruar këtë të martë edhe shkollat, të cilat në veri funksionojnë në bazë të sistemit të serbisë.