Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi shkrimin e një reviste gjermane, që sipas deputetit demokrat, ngre shqetësime për koncesionin e dhënë në portin e Durrësit nga Belinda Balluku dhe Edi Rama te një kompani kroate me lidhje të dyshimta në Ekuador. Bardhi sjell shkrimin e plotë të revistës gjermane ‘Fokus’. Në artikull, revista shkruan se Qeveria shqiptare është në qendër të vëmendjes mbi zhvillimet e fundit rreth portit të Durrësit që kanë trazuar si investitorët ashtu edhe vëzhguesit.