Kreu I grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar anulimin e koncertit të Kanye West ashtu siç edhe kanë bërë shumë shtete europiane. Në një postim në Facebook, Bardhi thotë se koston e mos shitjes së biletave për këtë koncert do e paguajnë shqiptrët. Kur e keqja, arroganca dhe keqqeverisja normalizohen, rënia e shtetit bëhet e pashmangshme. Sot, Edi Rama i tha popullit më të varfër në Europë, me pagat më të ulëta në kontinent, se, meqenëse një nxitësi të pashoq të urrejtjes mes popujve i dështoi koncerti, nuk iu shitën biletat dhe qytetarët e bojkotuan, atëherë koston e këtij dështimi duhet ta paguajnë shqiptarët, me urdhër të Edi Ramës.