Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar shkurtimisht përmes rrjeteve sociale për ftesën që Edi Rama u dërgoi në mënyrë simbolike studentëve për dialog. Bardhi e krahason Edi Ramën me diktatorin bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Kryeministri po vepron njësoj me kundërshtarët e tij, qofshin të opozitës politike, qofshin të protestës studentore.