Partia Demokratike ka reaguar lidhur me dërgimin e vakancave nga qeveria në Presidencë për 6 bashkitë pa kryetarë, përfshi edhe atë të Tiranës, ndonëse Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij. Në një daklaratë për mediet pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, Gazment Bardhi theksoi se Begaj duhet të respektojë Kushtetutën, edhe pse nuk e pret një gjë të tillë nga ai.